Bajerni ‘shtyp’ Enitrahtin, shënojnë të gjithë…
Bundesliga, Java e 27: Bajern Mynih- Eintraht Frankfurt 5-2
Bajern Munih kthehet në ‘Allianz Arena’ teksa në një ambient të ftohtë por plot rregulla ‘pandemie’, mposht Eintraht Frankfurtin në shifra tenistikë 5-2.
Një ndeshje pa shumë histori. Frankfurti sa duket vijon të jetë i mbërthyer nga kriza e gjatë e rezultatëve teksa pasi u mund në shtëpi në Europë nga Bazel 0-3, ecën gjithnjë negativisht.
Në goleadën e Bajernit, shënuan emrin si autorë të golave, Goretzka, Myler, Levandovski, kanadezi Alfonso Dejvis, si dhe autogoli i Hintereger. Në këtë mënyrë, bavarezët e dërgojnë sërish distancen me ndjekësit e Dortmundit në +4.