Flik: ‘Më pëlqen të punoj me Boateng, por…’

Kohë rinovimesh dhe idesh te Bajerni i Mynihut. Natyrisht një dorë të mirë për ndërtimin e skuadrës, ka marrë edhe tekniku aktual Flik.

I pyetur për të ardhmen e Zheromë Boateng, Hans-Dieter Flik, tha se mbrojtësi i tij do të ishte vendimmarrësi i vetëm për pjesën tjetër të aventurës së tij në Bavari.

Javë më parë, Zheromë Boateng u gjobit nga Bajern Munih me 25 mijë euro për largimin pa leje, duke shkelur rregullat e klubit gjatë urgjencës Koronavirus në zbatim të ligjeve të qeverisë gjermane, ndaj pyetja për teknikun ishte me spec.

Tekniku tha:

“Ai ka ende një vit kontratë, është vendimi i tij. Boateng është një futbollist ndërkombëtar gjerman dhe ka treguar edhe një herë se ai mund të performojë në një nivel të lartë.

Ai është në gjendje të mirë fizike dhe ka krijuar premisat që të marrë një vend të titullari. Më pëlqen të punoj me të pasi ai është duke bërë shumë mirë për momentin, “tha tekniku i Bajernit për Sportbuzzer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!