Ndalon Uellsi, Estonia në fushë…
Federata e Futbollit në Uells (FAW), mbyll të gjitha kompeticionet sportive (Niveli 1 deri te 4)
Uellsi, sikurse shumë shtete europiane, i tha ndal futbollit në fushë. Vendimi erdhi dje, teksa pas Skocisë bëhet shteti i radhës në Britani, duke shpallur fundin e edicionit.
Edhe në këtë kampionat modest u njohën fituesit dhe garuesit e ardhshëm në Europë. Konah’s, kryesuesja e deritanishme pas fotografimit të renditjes, shpallet për herë të parë në histori kampion i Uellsit.
Në tavolinë, mbylli fillimisht Belgjika, duke u ndjekur nga Franca, Holanda, Luksemburgu, Malta, Qipro, Gjibraltari, Skocia dhe tani Uellsi.
Ndërkaq dje, pas Bundesligës, radha për të zbritur në fushë ‘Meistriliiga’ në Estoni.