Arrestohen 4 grabitës me fytyrën e Salah…

Në një lagje të Kairos sot janë arrestuar 4 persona, të cilët, për të mos u identifikuar, përdornin maska me fytyrën e futbollistit Mohamed Salah. Grabitësit u kapën në flagrance, teksa po grabisnin një dyqan me armë.

Pas një ndjekje me makina, policia e egjiptiane mundi t’i  arrestojë katër grabitësit, të cilët përveç armëve të zjarrit, kishin dhe 4 maska me portretin e yllit të Liverpolit. 27-vjeçari Mohamed Salah, gjithashtu është edhe ndër futbollistët më popullorë dhe të dashur të kombëtares së Egjiptit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!