Frenon Skocia, Sëlltik kampion për herë të 9-të radhazi

Skocia njeh kampionën e re, që sikundër përgjatë afro një dekade, shpallet kampion. Është Selltik. Në këtë mënyrë, pas Holandës, Belgjikës, Francës, dhe disa shteteve me futboll të ‘vogël’, Skocia vendos të mbyllë përfundimisht kampionatin dhe të japë verdiktet në bazë të renditjes së fotografuar pas ndalesës për koronavirues.

Ndërkaq, ekipi Hearts, që mbante vendin e fundit, u rrëzua një kategori më poshtë.

Sipas mediave britanike, vendimi është marrë në unison të plotë me të gjithë klubet e Superligës skoceze. Parë situatën e krijuar, ecurinë e pandemisë, klubet janë shprehur në favor të ndërprerjes.

Ky është titulli i 9-të kampion radhazi për skuadrën e Sëlltik. Gjigandët skocezë kanë patur një të veçantë sot, teksa titullin e fituar në tavolinë ua kanë dedikuar fansave të klubit. Një postim në rrjete vërtëton dedikimin special…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!