Bubeqi nxjerr Erzenin në terren…

Rikthimi i teknikut Bubeqi ka bërë që Erzeni të kthehet fort në luftën për t’u ngjitur në Superiore. Tri takimet e fundit, përpara se gara të ndalej prej pandemisë, shijakasit mundën Korabin dhe Besëlidhjen jashtë fushe dhe barazuan me Kastriotin në shtëpi 0-0.

Edhe Erzeni i bashkohet skuadrave të Kategorisë së Parë që rikthehen në terren. Në drejtimin e dy trajnerëve, Dorjan Bubeqi dhe Shkëlqim Troplini, skuadra e Erzenit të Shijakut ka rinisur përgatitjet për rinisjen e kampionatit.

Mësohet se në dispozicion të teknikëve, kanë qenë të pranishëm të gjithë futbollstët. Pas një ndërprerjeje dy mujore, për shkak COVID19, seanca e sotme është karakterizuar nga ushtrime me karakter aerobik.dëshira e futbollistëve për marrjen e ngarkesave të zakonshme. Seancat në vijim, pritet të shënojnë rritje.

Ndërkaq, sot para seancës së parë janë dizenfektuar dhomat e zhveshjes së futbollstëve dhe ambjentet e stadiumit ‘Tofik Jashari’. Skuadra e Erzenit, do të ndeshet ndaj Beslidhjes në Lezhe dhe është në luftë për vendin e dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!