Dinamo, basti i madh italian

Drejtori sportiv: Kur erdhëm ne, Dinamo ishte një skuadër që po prekte fundin. Nuk po flasim për drejtuesit, por për treguesit teknikë të skuadrës“.

Për Supersport, drejtori i Dinamos, Ermal Barushi, shfaqet optimist. Fillimisht, kërkohet shpëtimi i sezonit.

Ish-gjyqtari i linjës, dikur me stemën e FIFA-s, e quan punë të kryer ringritjen e Dinamos në nivele të larta. Beson se klubi do ketë ‘shtëpinë’ e tij dhe se në këtë aspakt po punohet intensivisht. Sipas tij, kjo çështje është shumë pranë zgjidhjes…

Dinamo?

“E morëm ekipin në një situatë shumë të keqe, me 1 pikë dhe 1 gol të shënuar. Në janar ndryshuam 16 lojtarë. E nisëm mirë, nuk ishte e thjeshtë, do kohë. Vërtet është emri i madh i Dinamos, por ekipi rreziktonte seriozisht. E nisëm mirë sezonin, fituam me Besëlidhjen në Tiranë. Pandemia na ndaloi. Tani jemi në këtë situata. Kemi nisur stërvitjen në daten 18.”

Ngritja...

Po e nisim nga zero. Po përpiqemi të shpëtojmë ekipin nga rënia. Po përpiqemi që të bëjmë një ‘shtëpi’ për Dinamon. Të ketë fushë, hotel, zyrë, që të jenë në shërbim të ekipit. Sot që flasim, Dinamo ka vetëm ekipet U-17 dhe U-19, këta të fundit rrezikojnë të bien një kategori më poshtë.”

Pontreli?

 “Zyrtarisht investitorët janë italianë. Nuk po punojmë mediatikisht. Ne jemi duke mbyllur një kontratë me një qendër sportive, për të cilën nuk dua të zgjatem. Nuk ka përfunduar ende. Pontreli, ka qenë pronar i SPAL-it, Triestinës. Ka bizneset e tij në Tiranë. U përpoq të merrte Dinamon dhe ia arriti qëllimit.”

Sponsorë të tjerë?

Ka pasur vetëm llafe. Nuk është se ka sponsorë të tjerë, që të kenë pasur kontakte me klubin. Ne kaluam një situatë të vështirë. Gjithë qëllimi është që Dinamo të rikthehet në shkollë futbolli. Pa një akademi dhe ekipe zinxhirë, Dinamo nuk mund të shkojë kurrkund.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!