Testimet/ Inter, i gjithi negativ…

Vijon publikimi i të dhënave të testimëve të futbollistëve, por dhe atyre që i rrethojnë ata në klube të Seria A.

Inter ka përfunduar kontrollet mjekësore në funksion të rifillimit të trajnimeve kolektive në 18 maj dhe përmes kanaleve të saj zyrtare ka komunikuar rezultatin e testeve.

,”FC Internazionale Milano raporton se të gjitha testet mjekësore, ndaj të cilave lojtarët, stafi teknik, stafi menaxherial dhe grupi i ekipit, iu nënshtruan të premten ishin negative,” – shkruan klubi i Interit në Twitter.

I njëjti rezultat kishte ndodhur në 8 maj, kur skuadra ishte rikthyer në Pinetina për trajnimet e para individuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!