Milani në ndërtim, Mihajloviç ftesë Ibres

Bolonja dhe Sinisha Mihajloviç ende nuk kanë hequr dorë nga Zlatan Ibrahimoviç. Ibra shpesh e ka deklaruar se ndihet mirë me Milanin, por ai dëshiron të kuptojë se cili është projekti i shpejtë i Milanit.

Kush do të ulet në pankinë? I deleguari Ivan Gazidis, ka kërkuar që Rangnick do jetë ai do ndërtojë Milanin e së ardhmes. Dje u fol për një ripozicion drejtori të të preferuarit dhe një emër tjetër për pankinen.

Shumë pyetje që mbeten pa përgjigje për momentin dhe që e kanë shtyrë teknikun e Bolonjës, mikun e vjetër të Ibrës, të dalë sërish me ftesën ndaj suedezit. ‘Ejani te Bolonja, Zlatan, këtu do të ishit në qendër të projektit.’ thotë Miha.

Ibra jep gjithçka, por dëshiron gjithçka,”- u shpreh Mino Raiola, agjenti i 38 vjeçarit teksa u pyet për një lëvizje të Ibrahimoviç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!