“Rifillimi i Seria A është mjaft i vështirë”…
Tomaso Xhuilini, president i skuadrës së Kaljarit, është i dyzuar midis optimizmit dhe pesimizmit për rifillimin e Seria A. Këtë ai nuk e ka fshehur edhe gjatë një bisede në “Radio Super Sound”.
“Ne po mundohemi të fillojmë përsëri mes një mijë vështirësish. Ndoshta 13 qershori mund të ishte data më e pranueshme për rifillimin e Seria A, duke shpresuar se kurba e Covid-19 në muajin tjetër të përmirësohet më tej dhe rreziqet për ndonjë infeksion të jenë sa më të pakta.
Sot kemi një problem me protokollin, që na u dha nga qeveria. Kushti që të vendosim të gjithë grupin në karantinë në rast të një infeksioni, në të vërtetë nuk do të na lejonte të rifillojmë kampionatin”, – ka deklaruar ndërmjet të tjerash presidenti i skuadrës së Kaljarit, Tomaso Xhuilini.