Mertens, 2 vite te Interi

Pavarësisht se Sarri ende ka pëlqim për futbollistë të Napolit, dhe ka tentuar ti marrë në Torino, një lojtar i preferuar i tij, bëhët kundërshtari i Juves. 

Mësohet se Dries Mertens 33 vjeçar, shkon te Interi. Një goditje e rëndësishme për Interin, i cili rremben lojtarin belg nga Napoli.

Një lëvizje për të marrë sherbimet e lojtarit pati edhe Çelsi duke nddjekur linjën e transferimit falas pasi kontrata e tij me klubin napolitan skadon në qershor.

Marrëdhëniet midis agjentit të lojtarit dhe klubit milanez janë intensifikuar ditët e fundit, dhe përfundimisht është arritur një marrëveshje për një kontratë dy vjeçare. Raporton La Republica.

Sakaq, kalimi i lojtarit, te zikaltërit duket se do bëjë një vijë sulmuese të gjithën belge.Lukaku- Mertens, jep shanse të mëdha Lautaros për një vendim të shpejtë drejt Barcelonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!