Tekniku/Julian Nagelsman, propozimi te Milan…

Po gatuhet një Milan ‘gjerman’, Ivan Gazidis, i surprizuar.

Ralf Ragnick ndryshon mendje dhe te Milan pritet të bëjë jo trajnerin por drejtorin sportiv. Fillimisht mediat italiane aluduan se Rangnick do të jetë drejtor teknik dhe njëkohësisht trajner te Milani por ‘Gazzetta Dello Sport’, zbulon se mjeshtri i trajningut, kërkon të mbajë vetëm detyrën e drejtorit teknik.

Julian Nagelsman tekniku i Lajpcig pritet t’i bashkohet djallit në Seria A. Më herët Nagelsman u kërkua me ngulm nga Njukasëlli arab por pronarët e ardhëshëm të skuadrës së ‘qymyrxhinjëve’ ende nuk kanë konkluduar.

Emri i trajnerit të Leipzig është befasues edhe për drejtuesit e lartë të Milanit, paçka se propozimi i Ragnick, ende nuk ka marrë përgjigje.

32 vjeçari konsiderohet si tekniku i së ardhmes jo vetëm në tregun gjerman por dhe atë europin. Kërkesa të tilla, ia rrisin më shumë vlerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!