Lacio gëzon shëndet, Strakosha ia hedh lehtë…

Lajme të mira nga Formelo. Aty ku Lacio ka zbritur të stervitet në pritje të rifillimit të Seria A. Por ajo që ka ngrohur ambientin lacial lidhet me testet e kryera të futbollistëve për Koronavirues.

Të gjithë dolën negativë. Ndërkohë lajmi tjetër i mirë ka të bëjë me Tomas Strakoshën. Portierin kuqezi të Lazios. Sipas TMW, Strakosha, nuk ka thyer gishtërinjtë, por ka pësuar vetëm një problem të tendinë.

Për të ndjekur nga afër zhvillimet në klub, sot në Formelo ishte prezent edhe presidenti i klubit Klaudio Lotito.

Këtë edicion, klubi me Taren drejtor sportiv, pozicionohet në vendin e dytë provizor me mundësi reale për të fituar Seria A pas 20 viteve. Një pikë më pak se Juve kryesuse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!