Bundesliga në rrezik, Dinamo Dresden e gjitha në karantinë….

Tjetër alarm në Gjermani. Dynamo Dresden ka dërguar të gjithë skuadrën e saj, si dhe stafin stërvitës e mbikëqyrës, në karantinë dy-javore. Shkaku është ai e vetëm ai. Persona të infektuar me COVID-19. Janë dy raste pozitive me Koronavirus.

Kjo do të thotë që klubi i ish-Gjermanisë Lindore, nuk do të jetë në gjendje të luajë sipas parashikimit të bërë nga Federata Gjermane e Futbollit.

Së paku për 14 ditët e ardhshme, duke bërë që takimi i 17 majit me Hanoverin për javën e 26-të të Bundesligës 2, të pezullohet.

Por problemi nuk është aq i thjeshtë. Me gjasë edhe Bundesliga 1 do vihet nën ‘survejimin’ e shtetit federal dhe një ndalesë përfundimtare e gjithë kampionateve në Gjermani, nuk shihet më si pamundësi.

Ne jemi në kontakt me departamentin përgjegjës të shëndetit dhe DFL për të koordinuar të gjitha hapat e mëtejshëm. Fakti është që ne nuk mund të stërvitemi dhe as të marrim pjesë në ndeshje në 14 ditët e ardhshme,” – tha drejtori sportiv i Dresdenit, Ralf Minge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!