Tjetër goditje, COVID-19 ‘3 gola’ Betis Sevilje

Ndërsa kampionatet elitare në Europë, janë gati të marrin rrugën e fushës, rastet e infektimit me koronavirus, pas testeve të shumëta në klube të ndryshme, po qarravit situatën.

Këlni dhe dje Dresdeni, kanë shokuar në Gjermani por një rast i ditës së sotme në La Liga me Betis Sevilje, e perkeqëson shumë startin…

Njoftohet se tre lojtarë të Betis testuan pozitivë për COVID-19, siç raporton nga “El Larguero”. Emrat nuk janë bërë të ditur, por ka mundësi që ato të zbulohen në orët e ardhshme.

Gjhithsejt figurojnë gjashtë lojtarë pozitivë në ligën e lartë spanjolle. Të tjerët, tashmë dihen, janë Remiro (Real Sociedad), Yangel Herrera (Granada) dhe Renan Lodi (Atletiko Madrid).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!