Aulas shpreson një marsh prapa të Ligue 1
Presidenti i Lionit, Jean-Michel Aulas shpreson, se rifillimi i Bundesligës, do të prishë vendimin e Federatës Franceze të Futbollit, për ta konsideruar për përfunduar sezonin 2019-2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Mund të mos jetë tepër vonë për të imagjinuar … diçka koherente në nivelin politik,” është shprehur pronari i klubit frances për “l’Equipe”, duke shtuar se “duke përshtatur metodat tona, me siguri do të kishim mbaruar sezonin në fushë”.
Aulas pretendon se një sistem play-off do të kishte bërë të mundur përfundimin e kampionatit deri në fund të gushtit, ndërkohë që rezervon të drejtën të kërkojë dëmet në dhjetëra miliona euro për skuadrën e tij.
Lion, në kohën e ndalesës në Ligue 1, mbeti jashtë kupave europiane, duke zënë vendin e shtatë në renditje me 10 ndeshje akoma për të luajtur.