Kriza/ Marseja del në ‘shitje’,

Jo vetëm probleme marrëdhënjeje mes drejtuesëve Zubizareta e trajnerit Vias Boash. As nxitim për të shitur futbollistë. Te Olimpik Marsejë, duken të pa shpresë dhe L’Equipe, thotë se Frenk H MekKort pronari i klubit, është gati të shesë të gjithë aksionet.

Kriza financiare dhe përjashtimi nga kupat evropiane deri në vitin 2021, është një skenar i besueshëm për mundësinë e ndryshimit të ‘statusit’.

Sipas asaj që raporton ‘L’Equipe’, çmimi i vlerësuar i klubit në mënyrë biznesi, shkon në 250 milion euro, nga të cilat 150 milion janë detyrime të trashëgimisë.

Kjo shifër, do t’i lejonte pronarit MekKort të shesë klubin më të famshëm në Francë pa u menduar gjatë. Bosi nga Boston ka në pronësi edhe klube të tjerë në USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!