Lioni trazon pafund, anuloni vendimin…

Prej shumë ditëve klubi i Lionit në Francë ka marrë ‘flamurin’ e protestuesit të madh. Presidenti i Lionit, Jean-Michel Aulas, shënjestron Federatën Franceze të Futbollit, duke i bërë thirrje të njëpasnjëshme që të shohë vendimin e përfundimit të sezonit.

Edhe sot përmes faqes së saj zyrtare, Lyon lëshon një tjetër apel për “prapaktheu”. Kjo, sipas tyre për të “shmangur dëme të mëdha në futbollin francez”.

Si mund të sigurohemi që të gjitha klubet franceze janë në gjendje të mbarojnë vitin pa dështuar? Si do të konkurrojmë me kampionatet e tjera të huaja që, në shumicë dërmuese, kanë zgjedhur të presin për rifillimin e futbollit? Si mund të shmangim hendekun që po rritet në krahasim me ta?

Mos të harrojmë faktin që Lyon, që renditet në vend të shtatë në Ligue 1, është përjashtuar nga pjesëmarrja në kompeticionet evropiane për sezonin e ardhshëm. Kjo ndodhi pavarësisht faktit që duhet të luajmë finalen e Kupës së Francës. Ka kohë deri në 25 maj për të rikthyer pas dhe për të shmangur dëme të mëdha“, përfundon klubi.

Ndërkaq edhe Çesk Fabregas, lojtari i Monakos, ka deklaruar sot se u shpejtua me vendimin për stop të kampionatit francez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!