Marseja gati të largojë Andre Vias Boash?
Me krizën e koronavirusit dhe pasojat e tij në ekonominë e futbollit, Olimpik Marsejë, i dyti në kampionatin francez vendosur në tavolinë pak ditë më parë, me gjasë do të ndahet nga disa lojtarë këtë verë.
Ndërsa trajneri Andre Vias-Boash e ka bërë të ditur që herët se dëshiron të ketë një grup konkurrues për sezonin e ardhshëm.
Por a mund të jetë dhe portugezi një obsion për tu larguar?
Trajneri i OM, nën kontratë deri në qershor 2021, në një dalje publike në 15 janar, kërkoi të kishte garanci për sezonin e ardhshëm dhe nuk hezitoi të bënte presion klubit duke thënë.
“Interesi im si trajner është t’i mbaj lojtarët e mi’.
Për më tepër, Vias-Boash nuk kishte hezituar të lidhte të ardhmen e saj me atë të Andoni Zubizaretës teksa mësoi mes shtypit për lëvizje në rang drejtimi (rasti Paul Aldridge) ishte zbuluar nga shtypi. Tekniku foli shfrenuar dhe kishte planifikuar të takohej me drejtuesit e tij gjatë muajit mars.
Gjithësesi, Koronavirusi duket se ka prishur planet e teknikut ndërsa klubi do të duhet të bëjë më shumë përpjekje për të kufizuar humbjet nga mos kryer shitjet e planifikuara.
Nisur këtu, mediat franceze aludojnë se dhe trajneri portugez me mardhënje jo të mira me drejtorin e klubit, mund të largohet para kohe…