“Gati 4 mln. paund për 26,000 tamponë!”

Drita e gjelbër e qeverisë mund të bëjë të mundur që Premier League të zbresë në fushë më 13-14 qershor

Federata Angleze e Futbollit ka gati një paketë prej 4 milionë paundësh për 26 mijë tamponë, të cilat do të jenë në dispozicion të 20 skuadrave të Premier League, të cilat do t’i nënshtrohen testeve dy herë në javë.  

Ky do të ishte manuali mjekësor i studiuar për rifillimin e kampionatit anglez, më 13 dhe 14 qershor sipas indikacioneve të fundit në ishull.

Në Angli po bëhet presion për rimëkëmbjen e biznesit. Dje, tre ekipe të Londrës u kthyen në “punë” – Arsenal, Totenhem dhe Uest Hem. Stërvitja, për të gjithë, ishte ajo e punës në grupe te vogla dhe me rotacion.

Për stërvitje në skuadër duhet pritur deri më 18 maj dhe vendimet e qeverisë për të ashtuquajturën “fazë 2”. Sekretari i shëndetësisë, Mat Hankok dhe kryeministri Boris Xhonson, dje u kthye në punë.

Premier League u pezullua në 13 mars, disa orë pas njoftimit për pozitivitetin e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta.

Rimëkëmbja e futbollit në Britani mbështetet kryesisht nga shqetësimet ekonomike. 1.90 miliardë euro, do t’i mungojnë  klubeve angleze nga reklamat televizive nëse Premier League nuk do të rifilloje.

Në vendin ku “industria e topave” është më e pasura në botë, ndalja e futbollit u kushton secilës prej njëzet klubeve të Premier League nga 10 milionë euro në javë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!