Guardiola ende në Spanjë, e pret karantina…

Me sinjalet për të nisur aktivitetet sportive, disa klube në Premier League duhet të nxitojnë për të grumbulluar kontigjentin e tyre në ishull.

Njëri prej tyre figuron edhe Pep Guardiola. Trajneri i Sitit, mund të detyrohet të përballet me 14 ditë izolim gjatë kthimit të tij në Angli për rinisjen e Premier League.

‘The Times’, shkruan se trajneri i Mançester Sitit dhe të paktën tetë lojtarë të ‘qytetarëve’, duket se janë të destinuar për karantinën e zakonshme të vendosur nga qeveria britanike për ata që kthehen nga jashtë.

Guardiola është në Spanjë, që pas vdekjes së nënës së tij, pikërisht për shkak të Koronavirusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!