Sebajes: ‘Kthimi te Reali? Zidan nuk flet…’

Dani Sebajes ëndërron të luajë sërish për ngjyrat e Real Madrid. Lojtari 23 vjeçar u huazua këtë edicion nga Reali për te Arsenali dhe tani ai mendon kthimin te ‘Shtëpia e Bardhë’ në Madrid.

Si shumë lojtarë të rinj të Realit, edhe Sebajes u largua për të marrë më shumë minuta por dhe te Arsenali mesfushori spanjoll edhe pse shkëqeu, një dëmtim në nëntor ia ndali vrullin.

Në kushtet aktuale, Sebajes pjesë edhe e kombëtares spanjolle, përpos dëshirës për tu kthyer,duket se do ta ketë shumë të vështirë.

I pyetur nga ‘El Partidazo’, fantazisti deklaroi se dëshironte të kthehej në Madrid, por ishte i vetëdijshëm për konkurrencën e fortë që ekziston te galaktikët. Evidentoi edhe mardhenjet e ftofta me Zidan:

Shpresoj të kthehem në Madrid. Tani kam kontratë huazimi me Arsenalin. Për momentin në Madrid është e vështirë të luash me lojtarët e pranishëm. Nuk kam folur me Zidan që kur u largova”– tha talenti i radhës në Spanjë.

Ndërkaq, Dani Sebajos duket se pëlqehet nga Juventus. Përpara huazmit te Arsenal, Milani ishte shumë i interesuar për kampionin e U-21 të Spanjës…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!