Franca i thotë mjaft futbollit…

Franca bëhët vendi i tretë në Europë që ndërpret futbollin. Belgjika dhe Holanda, e kanë zyrtarizuar ndalesën.

Një tjetër shtet europian ul ‘qepenin’ e futbollit. Franca e pati paralajmëruar, por sot duket se ka ardhur zyrtarizimi…

Është vetë qeveria franceze, teksa ka vendosur të mbajë në ‘karantinë’ futbollin elitar në vend. Madje jo vetëm futbollin, por dhe sportet e tjera që ofrojnë dendësi njerezish.

Ndërkaq, për të vendosur ‘rendin’ për racionet e sezonit, në ditët në vijim pritet të zhvillohet një mbledhje me përfaqësues të federatës së futbollit dhe presidentëve të klubeve.

Skuadrat që sigurojnë një biletë për në Europë, por dhe ato që bien një kategori më poshtë. Edhe pse nuk përjashtohet mundësia që askush mos të largohet… nga Liga 1.

Deklarata vjen nga kryeministri i Francës, Eduard Filip, i cili deklaron, se futbolli në Francë për këtë edicion ka përfunduar:

“Ngjarjet e mëdha sportive dhe kulturore, të cilat mbledhin më shumë se 5 mijë spektatorë dhe që duhet të organizohen paraprakisht, nuk mund të zhvillohen deri në shtator. Sezoni i futbollit 2019-2020 nuk mund të rifillojë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!