Presidenti i Federatës Franceze: ‘As Kombëtarja nuk luan’

Pas deklaratës nga Kryeministri i Francës, Eduard Filip, se futbolli ka përfundur në vendin transalpin, për ‘Telegraf’ i vendos ‘vulen’ edhe presidenti i FFF, Noel Le Graët.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit konfirmon fundin e sezonit në Ligue 1, Ligue 2, por dhe pezullimin e ndeshjeve të kombëtarës dhe kampionatit për Femra D1.

“Sezoni ka përfunduar në Ligue 1, Ligue 2, Kombëtare dhe Femra D1. Ne e informuam Komitetin Ekzekutiv të FFF-se, për këtë vendim. Ligue 1 dhe Ligue 2 nuk do luhen. As Kombëtarja nuk luan dhe as Femrat D1. Këto katër kompeticione janë ndalur përfundimisht për sezonin 2020-2021″.

Sipas presidentit të FFF, përkundër udhëzimeve të UEFA-s, ishte e pamundur të luhej para vjeshtës.

Noel Le Graët, tha se skuadrat dhe verdiktet të jepen sipas klasifikimit të javës së fundit. “Unë jam për zbatimin e rregullave të përcaktuara në fillim të edicionit. Pra do zbresin e do ngjiten sipas rregullave.

Ndërkaq, Kupa e Francës, e vetmja sfidë që do luhet, pasi ajo vendos përfundimisht edhe skuadrat që do marrin një biletë për në kupat e Europës. Në finale Sent Etien-PSG. Aty ku Sent Etien, kërkon një biletë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!