Franca përgatitet, stërvitja me maska…

Me shumë gjasa, ekipet e Ligës 1 në futbollin francez, me 11 maj do të zbresin në fushë për të rifilluar sëtrvitjet

Futbolli francez po përgatitet për të zbritur në fushë. Federata e këtij vendi ka përgatitur një dokument me 25 faqesh, të cilin ua ka dërguar klubeve. Ai do të jetë edhe protokolli shëndetësor, për rillimin e futbollit në Francë.

Ky manual do të përdoret në qendrat e trajningut, që mund të rihapnen më 11 maj. Kuptohet se jeta e përditshme e lojtarëve dhe stafeve të tyre, do të jetë ndryshe në emër të sigurisë shëndetësore, ku maskat dhe kontrollet e temperaturës do të jenë parësore.

Futbollistët apo teknikët, që do të rezultojnë të kenë një temperaturë mbi 37.8 gradë, do të përjashtohen dhe nuk do të lejohen të marrin pjesë në stërvitje. Brenda infrastrukturës, do të qarkullohet vetëm me maska, të cilat janë të detyrueshme përgjithmonë, përveçse në kohën e ushtrimeve fizike.

Në çdo rast, rekomandohet, mirë është që të favorizohen ushtrimet në natyrë dhe të riformatohen hapësirat e brendshme, veçanërisht dhomat e trajtimit dhe masazhit, për të shmangur afërsinë e panevojshme midis lojtarëve. Veshjet sportive duhet të dezinfektohet pas çdo përdorimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!