Ramadani: ‘Jam pranë hapit të madh’

Ne në këto kohë nga paguan shteti dhe jo klubi e për këtë arsye nuk kemi pasur ulje. Nëse fillojmë stërvitjen ndalen automatikisht pagat dhe i paguan klubi”– kështu ka deklaruar futbollisti i Kombëtares Shqiptare Ylber Ramadani në një prononcim sot për Supersport.

Tri vite më parë mesfushori nga partizani kaloi te Velje në Danimarkë, ndërsa me Arlind Ajetin dhe Arbnor Muçollin, përbëjnë grupin shqiptar te kjo skuadër.

Stervitja…

Stërvitjen e nisim në grup javën e ardhshme. Do të bëjmë teste çdo javë nëse je infektuar apo jo. Në datën 27 maj, është bërë plan dhe nëse një lojtar del pozitiv nuk do të zhvillohet.

Sormani?

E falenderoj, pasi me kanë dhënë shumë. Ka qenë ai, që më ka marrë këtu në Danimarkë. I shkruaj çdo ndeshje e për mua është një trajner, që nuk e harroj kurrë. Gjithashtu edhe Partizanin, presidentin Demi, Starovën e të gjithë, që më kanë ndihmuar.”

Hapi i radhës?

Kam ndryshuar menaxher e po presin miratimin tim për të nisur bisedimet për të kaluar në 4 klubet e para në Danimarkë të cilat kanë treguar interes”,– ndër të tjera lojtari nga Ferizaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!