Mavraj: Stafeta kuqezi për të tjerë, rol drejtuesi te…Furth

Dorëzohet Mavraj. Futbollisti kuqezi me një karrierë brilante në Kombëtare dhe Gjermani teksa ka luajtur në të gjitha nivelet, thotë për ‘Top Channel’, se mirëkupton ndryshimet te skuadra Kombëtare dhe se e ardhmja i përket brezit të ri.

Zbulon se me Grojther Furth, të Bundesligës 2, ndërsa po stërvitet, ka një kontratë post futbollist. “Kam kontratë për 7 vite në rol drejtuesi te Furth’-thotë 33 vjeçari Mërgim Mavraj.

Po stërvitem më shumë se gjatë kampionatit sepse po na zhvillojnë shumë seanca stërvitore. Kemi mundësi që të dalim të vrapojmë jashtë, pasi në Gjermani lejohet apo kemi patur mundësi edhe të stërvitemi në fushën e blertë në grupe të vogla. Për dy javë jemi stërvitur në grupe me 4 lojtarë, por që prej 10 ditësh tani jemi një grup 12 lojtarësh që stërvitemi. Ne këtu jemi shumë pranë rikthimit të kampionatit.”

Fyrth?

Arsyeja përse jam rikthyer në Fyrth është se kam një kontratë që pasi të mbyll karrierën këtu si futbollist të kaloj në menaxhim. E kam firmosur kontratën atëherë 3-vjeçare për futbollist dhe 7 vjeçare për pas futbollit”.

Kthimi te Kombëtarja?

Që nga ndeshja e fundit që luajtëm në Paris, kur u mundëm 4-1 nuk kam luajtur më. Edhe ajo ndeshje e fundit për mua mbahet mend me shumë gjëra negative, në lidhje me personin tim jo vetëm si pjesë e një skuadre që u mundëm. Normalisht që kombëtarja i mungon çdo lojtari që e ka shijuar ndonjëherë.

Por sa i përket të ardhmes e kam shumë të vështirë të komentoj, në 6 muajt e fundit kam patur shumë dëmtime dhe nuk pata mundësi që të vija në kombëtare, tani kam ardhur në një moshë që më duhet më shumë pushim për t’u rikuperuar. I kuptoj gjithashtu trajnerët që kanë dëshirë të fillojnë një cikël të ri për të afruar lojtarë të ri, sepse e ardhmja e kombëtares nuk është Mërgim Mavraj, por janë disa emra të tjerë dhe për këtë jam shumë realist për t’i kuptuar”.

Muaji i Ramazanit?

“Ramazani është Ramazan. Për mua personalisht është një gjë mbi të gjitha. Tani Ramazani duket sikur ka ardhur në një periudhë shumë të përshtatshme për t’i larguar njerëzit nga frika e kësaj situate. Në disa xhamia këtu lejohet me u fal vetëm kryesia, që do me thëne lejohet me u fal rreth 6 vetë sa për me kryer obligimin fetar. Edhe unë me ndonjë shok të ngushtë, me ndonjë hoxhë të ngushtë, më është mundësuar edhe mua ndonjëherë, jo gjithmonë, por ndonjëherë me u fal në xhami” –Mavraj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!