Dobra di ‘shqip’, zgjedh Shqipërinë

Matjani Armando Dobra, njëri nga talentet e mëdha të futbollit shqiptar në të ardhmen verën e shkuar nënshkroi me Ipsuiç Taun, në Angli. Ka shkëlqyer në paraqitjet me skuadrën teksa më herët është grumbulluar edhe nga moshat e Shqipërisë.

Për “Super Sport”, futbollisti i lindur në Angli, tha sot se nëse i vjen momenti për të zgjedhur mes fanelave të Shqipërisë A apo Anglisë, preferoi të mbetet me ngjyrat e Shqipërisë.

Si po e kalon këtë kohë izolimi? A je stërvitur?
Kemi bërë shumë pak stërvitje, 3 ose 4 herë në javë, pasi është pak e vështirë për shkak të situatës që është krijuar. Jam munduar të punoj edhe në shtëpi, por nuk është njësoj si në fushë.

Të kanë munguar driblimet që bën në fushën e lojës?
I kam shumë qejf driblimet dhe sa herë që kap topin, provoj të kaloj kundërshtarët.

Nga jeni me origjinë?
Jam nga Burreli, por kam lindur në Londër.

Si ia dilni të bëni kaq shumë driblime?
Kam shumë besim te vetja dhe kur kam topin në këmbë, në betejën një kundër një, jam 80-90% i sigurt që do ta kaloj kundërshtarin.

Cili është idhulli juaj në botë dhe Shqipëri?
Kam shumë qejf Mesin, ndërsa në Shqipëri më pëlqen Roshi, që është shumë i shpejtë.

Mendoni se Mesi mund të shkëlqente në Angli?
Padiskutim. Ai është Messi dhe bën gjithçkja në fushë.

Me cilën skuadër jeni tifoz?
Me Manchester United.

A do të pranonit një ofertë nga Liverpul?
Po, sigurisht do të pranoja.

Çfarë bën Dobra përveç futbollit?
Kur nuk luaj futboll, dal me shokët ose luaj Play Station, por nuk është se kam shumë kohë të lirë.

Nëse do të merrje një ftesë nga Anglia, do të pranoje?
Jo, sepse unë dua të luaj për Shqipërinë. Jam shumë i bindur për zgjidhjen time dhe pres të bëhem pjesë e kuqezinjve.

Kishit edhe një ftesë nga Shqipëria U21 për ndeshjet e marsit…
Po, është e vërtetë, por për shkak të koronës nuk u luajtën ato ndeshje. Ishte një hap tjetër për mua, grumbullimi te Shpresat dhe u ndjeva krenar, por do më duhet të pres për një tjetër kohë- tha Dobra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!