Bajerni marketing në ‘luftë’

Nëse do vijë miratimi më 30 prill nga instancat e shtetit, Bundesliga gjermane, do të jetë kampionati i parë i madh, që do të rifillojë në Europë pas ndalesave dhe shtyrjeve për shkak të koronavirusit, më datë 9 maj.

Dhe shembulli më i mirë për tu ndjekur, teksa klubet po përgatiten, mbetet Bajerni i Mynihut. Në të gjithë strategjinë…

Së fundi mësohet, se Bajerni shiti më shumë se 100.000 maska të dizajnuara me ngjyrat dhe logon e klubit në vetëm 24 orë.

Një sukses i jashtëzakonshëm dhe në një mënyrë i papritur dhe për klubin. Në këtë nismë, klubi kampion në Bundesligë, kërkoi nga tifozët e tij pak mirëkuptim, pasi për shkak të numrit të madh të porosive, koha e pritjes do të jetë relativisht disi e gjatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!