Salihamixhiç, Nojer portier klasi, mund të ecim…

Manuel Nojer tashmë 34 vjeç, ka shfryrë prej ditësh lidhur me mungesën e zgjatjes së kontratës. Në këtë vorbull, i pyetur nga mediat sportive, Hasan Salihamixhiç, drejtori sportiv i Bajern Munih, foli për të ardhmen e portierit.

A duhet të kemi frikë nga largimi i Manuel Nojer nga Bajerni?

Kontrata e portierit përfundon në 2021 por situata globale e pandemisë, ka komplikuar zgjatjen e kontratës”.

34-vjeçari u mërzit nga fakti se detaje të negociatave me klubin bavarez kishin dalë në shtyp. Megjithatë, për Hasan Salihamixhiç, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Manuel e di se ne me të vërtetë e vlerësojmë. Kam luajtur me Oliver Kahn. Unë e di se sa i jep një portier i klasit botëror një ekipi. Manuel është një portier i klasit botëror.

Ai është shumë i rendësishëm në klubin tonë, kështu që shpresoj se mund të zgjasim marrëdhëniet tona me Manuel. Ne e kemi sqaruar pozicionin brenda. Mendoj se mund të ecim përpara,”- tha drejtori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!