‘Një hap para’, futbolli gjerman sinjale optimiste
Duket se janë një hap përpara të gjithëve…
Federata Gjermane e Futbollit (DFL) ka pranuar që paratë për të drejtat e televizive do të paguhen paraprakisht për 36 klubet e Bundesligës dhe Bundesligës 2.
Konfirmimi vjen nga drejtori ekzekutiv i DFL, Kristian Seifert i cili pret edhe në takim të Kancelares Merkel në 30 prill me drejtues të Landëve.
“Paratë e të drejtave televizive janë të garantuara deri në 30 qershor‘ -thotë Liga. Është kësti i fundit prej 300 milion euro mjaft determinant për të ndihmuar klubet.
Sidoqoftë, Seifert ka pranuar se nëse qeveria jep garancinë për rifillimin e garave zyrtare më 9 maj, lojtarët do duhet të jenë gati.
DFL gjithashtu sqaroi se divizioni i tretë dhe futbolli i femrave do të marrin 7.5 milion euro nga një fond solidariteti në mënyrë që të lehtësojnë ndikimin e krizës ekonomike pas ndaljes së aktiviteteve për pandeminë koronavirus.