Bluza e Maradonës u shit për 55 mijë…

● “Faleminderit Çiro (Ferrara), sepse më bëre të ndiej edhe një herë emocionin për të qenë pjesë e këtij populli të mrekullueshëm.”-Maradona
Bluza e Diego Armando Maradonës e hedhur në ankand, u shit për 55 mijë euro. ‘El Pibe de Oro’ e veshi atë fanelë në miqësoren mes Argjentinës dhe Italisë në qershor 1987 (fitoi Italia 3-1 në Zvicer), të cilën ai i kishte dhuruar pas testit shokut të tij të skuadrës te Napoli, Çiro Ferrara.
Shitja e bluzes argjentinase e Maradonës nga Ferrara, u komentua me gëzim nga kampioni argjentinas, i cili shkroi në mediat sociale:
“Ne fituam një lojë tjetër Ciro Ferrara. Ndoshta më të rëndësishmen. Ne e fituam atë së bashku, të bashkuar siç kemi bërë gjithmonë. Fabio dhe Paolo Cannavaro, Ciro dhe Diego, së bashku me 26 lojtarë të tjerë të shkëlqyeshëm. Ne e fituam atë për Napolin dhe napolitanët tanë,’ – Maradona.
Në atë miqësore asistoi edhe Pele, teksa vetë Maradona u pa me një maskot të Botërorit ‘Italia 90’.
