Trukimi/Rihapen letrat në Greqi, Olimpiakos buzë greminës

Olimpiakos i Pireut, me histori në Greqi dhe në kompeticionet europiane, rrezikon seriozisht të humbë nga harta sportive. Skuadra nga Pireu akuzohet për trukim ndeshjesh, ndërsa flitet për takimin e vitit 2015 mes Olimpiakos dhe Atromitos (2-1).

Ishte anëtari i Komitetit të Etikës, Panajoti Spanu, i cili kërkoi një dënim konkret duke kërkuar rrëzimin nga kategoria të Olimpiakos, por dhe Atromitos.

Por jo vetëm aq, pasi një gjobë deri në 3 milionë eurosh pritet të shoqërojë masat ndëshkimore. Në fakt, edhe më herët ishte hapur një hetim për rastin, por duket se mbyllja ka qënë provizore.

Ndërkaq, ligji i vendit helen parashikon dënim përjetë nga aktivitetet sportive të atyre që përfshihen në afera të tilla skandaloze me destinacion trukimin. Presidenti i klubit Marinakis, i cili ka në pronësi edhe klubin anglez të Notingem Forest në Angli, rezulton i listuar te 15 të dyshuarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!