Davor Shuker nën akuzë, ‘tender skandaloz për të drejtën televizive’

Federata Kroate e Futbollit (HNS) të hënën njoftoi një “thirrje ndërkombëtare për propozime tenderimi”.

Në fakt, një takim gjithëpërfshirës që synon të shesë të drejtat televizive për të transmetuar të gjitha ndeshjet e futbollit kroat deri në vitin 2029 (përveç ndeshjeve të ekipit kombëtar).

Gjithësesi, segmente të ndryshme të jetës publike, por dhe mediat vendase, e kanë konsideruar këtë veprim të HNS, të drejtuar nga CEO Marijan Kustiç dhe presidenti i federatës, Davor Shuker, me mbështetjen zyrtare të Bordit Ekzekutiv, të turpshëm dhe skandaloz.

Ata argumentojnë: Para së gjithash, të drejtat e televizive po shiten në mes të krizës së madhe të koronavirusit dhe në kohën kur i gjithë futbolli në botë është në ngërç.

Kjo parashikon një shitje me çmim qesharak, ndërsa është logjike të pritet që çmimi i arritur të jetë jashtëzakonisht i ulët.

Të drejtat që shiten kanë të bëjnë me periudhën nga viti 2023 e tutje, që do të thotë se nuk ka absolutisht arsye për ngutjen dhe as një arsye që biznesi të kontraktohet për kaq gjatë.

Së treti, afati i fundit për dorëzimin e ofertave është vetëm deri më 11 maj, që është më pak se tri javë. Së katërti, në të njëjtën thirrje, HNS (federata kroate) nuk specifikoi kriteret me të cilat do të zgjidhte midis ofertuesve të mundshëm, por vetëm njoftoi se “rezervon të drejtën ekskluzive për të zgjedhur kompaninë, ose agjencinë me të cilën do të fillojë negociatat.

Së pesti, tenderi thotë qartë se “hapja e tenderëve nuk është publike“, e cila është skandaloze, shkruajnë mediat kroate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!