Zvicera bën dalje disa liga…

Në Zvicër, kampionatet e Promotion League dhe First League, përkatësisht divizioni i tretë dhe i katërt, janë një hap larg anulimit.
Me krizen e pandemisë globale, pas ligave të ulta në Angli e Skoci, edhe Zvicra ndjek ritin, duke bërë që shumë futbollistë, mes tyre dhe ata me origjinë shqiptare, të mbeten në ‘rrugë’.
Kjo pas vendimit të Këshillit Federal për të shtyrë masat shtrënguese helvete e mos lejuar më shumë se 5 persona bashkë deri në 8 qershor.
Zyrtarizimi pritet të vijë këtë javë. Për momentin, vendimet nuk kanë të bëjnë me dy ligat kryesore zvicerane (Super League dhe Challenge League) që gjithësesi, janë në pritje të udhëzimeve paraprake.