Ekrane për tifozë jashtë stadiumit…

Midtjëland skuadra kryesuese e ligës daneze është shumë pranë titullit kampion, teksa pas 24 javëve ka plot 12 pikë nga vendi i dytë Kopenhagën.
Dhe në kohë pandemie, klubi kërkon të gjëjë zgjidhje optimale për të pasur pranë tifozët e tij. E radhës ajo me ndjekësen, pritet të sjellë risinë e madhe.
Krerët e klubit kanë menduar që tifozët të vijnë pranë stadiumit, dhe të qëndrojnë në makina apo të distancuar e të ndjekin benjamiët e tyre përmes ekranëve gjigandë. Në total afro 2000 vetë.
Por strategjia e klubit të Midtjëland, ecën më tej teksa dhe në stadium do vihen ekrane për të qenë në funksion të futbolistëve.
Edhe ata duhet të ndjejnë ovacionet dhe mbështetjen e fansave. Natyrisht kur kampionati të rinisë.