Njukasëll jashtëtokësor, koha e ‘Shirer’


● ‘Qymyrxhinjtë’ dalin nga strofka dhe gjejnë ‘pronarin’.

Kush pyet për Koronavirues (!). Shihni Njukasëll. Është gati të ndryshojë historinë. ‘Qymyrxhinjtë’ dalin nga strofka dhe gjejnë ‘pronarin’ arab.

Sipas raporteve nga ‘Daily Mail’, Njukasëll do të bëhet klubi më i pasur në Premier League, madje duke kaluar edhe Mançester Sitin e sheikut Mansur.

Pronarët e rinj vijnë pas fondi të investimeve publike në Arabinë Saudite i cili do të ketë 80% të aksioneve. Ata vlerësohen se menaxhojë pasuritë në vlerë 368 miliardë euro.

Për krahasim, Sheik Mansour ndalet te “vetëm” 27 miliardë. Të paktën 230 milion do të ishin gati për ndërtimin e ekipit të Njukasëll, aktualisht i stërvitur nga Stiv Bruce.

Në fakt ilustrimi me materialin poshtë (foto), i përket kohës teksa Mansur mori Sitin. Me gjasë, Sheiku i ‘qytetarëve’ duket se do duhet të dorzojë ‘fronin’. Radha e Njukasëll. Koha e ‘Alen Shirer’…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!