Njukasëll në ‘shënjestër’, vijnë pikëpyetjet e para

Lajmi i bujshëm që po qarkulon prej javësh në Premier Ligë, lidhet me blerjen e Njukasëllit nga sheikët arabo-sauditë. Kjo ka ngritur disa pyteje në ishull…

‘Amnesty International’ i ka shkruar Premier League se ka ngritur shqetësime në lidhje me blerjen prej 300 milione paund të Njukasëll Junajtid nga një konsorcium i blerësve, përfshirë Fondin e Investimeve Publike në Arabe Saudite.

Në letrën e adresuar, drejtori i Amnistisë në Mbretërinë e Bashkuar, Kejt Alen, thotë se ka pyetje serioze për të adresuar Premier League në lidhje me marrëveshjen.

Ajo tha: “Kriza e koronavirusit tashmë ka hedhur në qendër të vëmendjes futbollin dhe nevojën e tij për të trajtuar lojtarët dhe stafin me korrektësi. Ekziston rreziku që pandemia të mund të errësojë nevojën për një vendim të ftohtë, të matur, etik mbi këtë marrëveshje të Njukasëll”.- raporton Sky Sports’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!