Premier League, zyrtarizohet starti…

Premier League nis me 8 qershor. Të paktën kështu ka vendosur FA, e cila duke parë zhvillimet e fundit me emergjencën koronavirus, thotë se 92 takimet e mbetura do të luhen në ditët e para të qershorit.

Kampionati anglez u ndal në 12 mars dhe që nga ajo ditë, askush nuk ka patur idenë se kur do te nisë gara. Madje pati aludime deri aty, sa edicioni thuajse i sigurtë në duar të Liverpulit, mund të bëhej ‘nul’.

Parashikimet në ishull, lidhur me përfundimin e kampionatit elitar, vërtiten te mesi i korrikut, teksa në 5 javë edicioni duhet të përfundojë.

Ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e zhvillimit të tyre në një numër të kufizuar impiantesh.

Ndërkohë, seancat përgatitore mund të nisin në datën 11 maj. Natyrisht sipas një protokolli zyrtar të miratuar nga organet shëndetësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!