Hipoteza në Itali, Kupa në fund të majit

Seria A në Itali, po përgatitet të rikthehet në fushë. Gjatë një takimi me Komisionin Shkencor Mjekësor, duket se ‘Lega Calcio’, po studion një formulë për të startuar fillimisht nga Kupa e Italisë në datat 27 dhe 28 maj.
Ky është propozimi i bërë nga këshilli i Ligës që do të sillet në asamble të martën e ardhshme.
ANSA njofton se në pritje të vendimit të qeverisë, këshilli i Ligës vlerësoi më të përshtatshme për të filluar zyrtaret në Itali me dy gjysmëfinalet e kthimit të kupës.
Juventus-Milan dhe Napoli-Inter, dy ndeshje që do të transmetohen në televizionin shtetëror Rai, me një apel të fortë kombëtar.
Strategjia konsiston në fakin për të mbajtur dhe disa ditë larg 16 skuadrat e tjera të Seisë A. Për të patur disa ditë më shumë në dispozicion për stervitje.