Espozito, taleni i madh i Interit…

Sebastiano Espozito konsiderohet si sulmesi i të ardhmes në Itali. Me 2 korrik, ai do të mbushë 18 vjeç dhe do të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratën me Interin që do ta lidhë me klubin deri në vitin 2025.

‘Corriere dello Sport’, thotë se gjithçka është gati. Për të parë talentin e radhes te skuadra e Kontes, është vetëm çështja e pritjes së datës për të shkruar të zezën të bardhë.

Sakaq, sulmuesi i ri, ishte në gjendje të bindte Antonio Konten teksa garonte te moshat duke treguar se mund të luajë edhe te Interi A. Me Sançez me probleme fizike dhe Politanon jashtë, afrimi i sulmuesit kthehet në domosdoshmëri.

Espozito 17 vjeç, kthehet mes dy alternativave te Interi. Pas firmes deri në vitin 2025 ose qëndron te skuadra në Pinetina për të marrë minuta në sulm ose huazohet për disa kohë te ndonjë skuadër tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!