Fiorentina, kërkon Kovaç për stolin

Fiorentina me pronarin e ri Komiso, zjen. Që pas ardhjes në krye të vjollcëve, bosi i klubit me biznese në Shtetet e Bashkuara, shkarkoi 4 muaj më parë Montelen, dhe vendosi Iakinin.

Gjithësesi, sipas mediave kroate edhe pse kohë emergjence të COVID-19, kreu i skuadrës së Fiorentinës Roko Komiso, ka në plan të ndryshojë sërish.

Ata raportojnë se Niko Kovac është një kandidat potencial për postin e menaxherit të ri të Fiorentina. Nëse ish-trajneri i Bajernit do ulej te pankina vjollcë, do të takonte dhe patriotët Milano Badelj dhe Josip Maganjiç.

Më herët në listë për postin e teknikut te skuadra e Serisë A, janë lakuar emrat e Emeri, Poçetinos, Blank dhe Spaletit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!