Rudi Vata: “Roko pak shanse për Kombëtaren, drejtuesit aktualë…”

Për Supersport, ish-kapiteni i Shqipërisë Rudi Vata, tregon se po kalon një periudhë mjaft të mirë me familjen e tij në Skoci.

Rrëfimin e nis disi me humor dhe dozat e tij, i rrit teksa nga moderuesit pyetet nëse do ftojë ndonjë futbollist shqiptar te klubi ku po angazhohet në Belgjikë (Muskron) si drejtues.

Shprehet pesimist te mardhënjet me FSHF-në.Sipas ish- kapitenit të Shqipërisë, atje e konsiderojnë plangprishës, ndaj hedh dyshime nëse djali i tij Roko, një ditë mund të veshë fanelën kuqezi.

Si kaloni në Skoci?

Jam shumë mirë këtu dhe nuk kam qenë më mirë se kaq. E rëndësishme është të jesh pozitiv në këto situata. Duhet të kesh besim te e mira.”

Beligjika?

Kampionati në Belgjikë është i mbyllur dhe mendoj se ka qenë vendimi i duhur. Javën e kaluar ka pasur disa takime për liçensimet për sezonin tjetër. Klubi ku unë jam pjesë nuk ka marrë licensim dhe shpresoj që të gjenden fondet e mjaftueshëm për të vazhduar sezonin. Deri tani situata është e pasigurt, por shpresoj t’ia dalim mbanë. Klub Bryzh ka bërë një kampionat të mirë me 15 pikë para dhe meriton të shpallet kampion.”

Qëndrimi te Muskron?

 “I shikoj të gjitha opsionet e mundshme. Gjithçka do të varet nga bisedat që do të bëjmë me klubin. Edhe mund të rri edhe mund të iki pas 30 qershorit

Nëse qëndroni do propozoni ndonjë lojtar shqiptar?

Nuk kam piketuar, pasi janë shumë të shtrenjtë dhe nuk janë për klubin tonë pasi është klub i vogël.”

Roki juaj, për kë kombëtare do luaj?

Nuk e kuptoj si njerëzit flasin kështu. Djali im është vetëm 15 vjeç dhe nuk është bërë ende një lojtar profesionist edhe pse është shumë i talentuar. Kam dhënë shumë për ekipin kombëtar dhe pas gjithë këtyre arritjeve në Shqipëri nuk e shikoj veten shumë të dëshirueshëm.

Nuk e shikoj Rokon për momentin atje, pasi futbollin atje e drejtojnë persona që nuk e dëshirojnë figurën e Rudi Vatës. Unë e kam vendosur që të jap mendimin tim dhe kur të vijë momenti që Roko do të jetë në momentin për të vendosur, ne do të ulemi dhe do të flasim me njerëzit e duhur, pasi kjo është një gjë e madhe”-tha Vata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!