Skela hedh ‘spirancën’ në Frankfurt

Ervin Skela ish-futbollisti kuqezi figuron ndër futbollistët shqiptarë që thuajse gjithë karrierën futbollistike me klube e zhvilloi në Gjermani. Te Eintrahti luajti nga viti 2001 deri në 2004-n, duke arritur të shënojë dhe 26 gola.

Sot me petkun e ‘ambasadorit’ të klubit, duket se Skelës i jepet mundësia të japë direkt kontributin në ekipet zinxhirë të klubit nga Frakfurti. Pak ditë më parë Eintraht postoi një lajm në rrjete, duke deklaruar se ka afruar sponsorë të rinj. Tani radha e vlonjatit për të drejtuar U-17.

Lajmi bëhet publik nga “weisbadener”, e cila thekson se klubi i ka dhënë besim ish-fantazistit të Shqipërisë të stërvisë një prej skuadrave zinxhir të Eintrahtit.

Kjo është aventura e dytë e Skelës në nivel moshash. Në Gjermani ka drejtuar për pak kohë edhe skuadrën e 17-vjeçarëve të Hesen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!