Sadiku: Më mungon një gol në ‘Elbasan Arena’

Për ‘Supersport’ Armando Sadiku përmes një video-Skype nga Spanja, tregoi detaje të reja nga periudha e karantinës. Bomberi kuqezi, tha se ai sheh vetëm punët e veta te klubi që sipas zërave të fundit, pritet të ulë në 60% pagat në klub. Ka ëndërr të thyejë rekordin e Bogdanit, si golashënuesi më i mirë i Kombëtares dhe të realizojë golin e parë në Elbasanin e tij të lindjes.

Stërvitja?

“Kam bërë stërvitje në shtëpi, kam një tarracë te shtëpia dhe ndjek programin që na ka dhënë ekipi, por bëj edhe vetë. Më mungon shumë Kombëtarja, emocionet që i kam pasur duhet të kthehen përsëri tek unë.”

Rekordi i Bogdanit: Do të ishte një nga ëndrra e mia, që ta thyeja rekordin e Bogdanit, duhet të jem realist. Unë jetoj për golin, do të ishte ëndërr e realizuar. Shpresoj që kjo situatë të kalojë dhe të kthehem me gola në Kombëtare.

Videoja me Baren: Ishim pjesë e një “quiz”-i që bën klubi për dy shokët më të ngushtë. Unë duhej të thosha çfarë do të bëhej Keidi, nëse nuk do të ishte futbollist. Unë thashë se do të bëhej këngëtar. Prandaj ai nisi të këndonte himnin. Keidi për mua tha se nëse sdo bëhësha futbollist,do të bëhesha “killer”.

Gatimi: Në shtëpinë time gatuan bashëshortja ime, shyqyr Zotit kam rënë rehat. Gatuan më shumë ushqime nga Kosova. Dy herë në javë shkoja në Marbella, kjo është gjëja e parë që do të bëjmë kur të dalim nga karantina, kemi hequr ca para mënjanë për të shpenzuar

Dasma:  Shpresojmë së shpejti, por nuk e kemi ndarë se kur do ta bëjmë dasmën. Të shohim ku do të jem vitin që vjen, pastaj do të vendosim.

Të këndoj këngë spanjolle?

Dëgjojmë shumë këngë në dhomat e zhveshjes, regaton spanjoll, por në të vërtetë nuk po më vjen asnjë këngë në mendje.”- tha Sadiku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!