Frenk de Bur: ‘Doja të dilja pozitiv…’

Holandezi i famshëm Frenk de Bur, sot trajner i Atalanta Junajtid në MLS, zbuloi se ai kishte simptomat e koronavirusit, por nuk ishte pozitiv për Covid-19.
Ish-futbolisti i Interit më tej habiti jo pak kur tha, se më mirë të kishte rezultuar poztiv pasi sipas tij, tashmë do ishte shëruar dhe gjithçka do ishte ne normalitet.
“Meqenëse një nga asistentët e mi dhe trajneri i portierëve nuk po ndiheshin mirë, ne vendosëm të bënim provën për koronavirus.
Unë, pas testit, dola negativ. Ndoshta do të preferoja të isha pozitiv, kështu që tani do të isha shëruar dhe kisha fituar imunitet,” – tha holandezi.
Ndërkaq MLS e ka shtyrë startin e kampionatit. Një deklaratë e fundit e Federatës së Futbollit, tregon se futbolli amerikan do të nisë në mes të muajit maj.