Çokaj: ‘Tifo për Realin, e ardhmja plot enigma…’
Enis Çokaj, 21 vjeçari nga Kopliku që luan për Lokomotiva Zagreb në Kroaci, u pyet sot nga ‘Supersport’ lidhur me ecurinë e skuadrës kroate dhe parashikimet personale të së ardhmes.
Ish-lojtari i Laçit, tha se periudha me fanelën bardhezi, e ka ndihmuar të rritet goxha profesionalisht dhe se një ditë dëshiron një tjetër fanelë të ‘bardhë’…
Mesfushori thotë:
Lokomotiva Zagreb?
“Kemi bërë shumë mirë deri tani. Jemi një ekip me shumë talente dhe kjo nuk është aspak rastësi.”
Laçi?
“Më ka vlejtur shumë. Nëse nuk do kisha luajtur aty për 6 muaj nuk mendoj se do isha në këto nivele. Që fëmijë kam qenë tifoz i Real Madridit dhe shpresoj që një ditë të luaj për atë ekip.”
Ku mund të shkoni?
“Për momentin jam mirë te Lokomotiva. Kemi pasur bisedime me klube të tjera, por për momentin jam i fokusuar këtu. E rëndësishme është të stërvitemi fort. Në të ardhmen të shikojmë se çfarë do të ndodhë.”