Presidenti Duka humb njeriun e shtrenjtë

Sipas Federetaës Shqiptare të Futbollit, presidenti i saj Armand Duka, ka humbur nënën e tij.
Vetë institucioni që Duka drejton ka dhënë pak detaje lidhur me ndarjen nga jeta të nënës së Dukës duke u mjaftuar me faktin që e ndjera ishte në moshën 81 vjeçare.
Redaksia e ‘Sporti im.al’ i përcjell ngushëllimet e sinqerta familjes Duka për këtë humbje të së shtrenjtës së tyre.
” Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’i shprehë ngushëllimet më të ndjera Presidentit të FSHF, Armand Duka për ndarjen nga jeta të njeriut të shtrenjtë, nënës së tij, e cila u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 81 vjeçare.
U prehtë në paqe! “- shkruan njoftimi i FSHF-së.
