“Mjekët e infermierët, engjëjt tanë mbrojtës”

Trajneri i kuqezinjve ka vlerësuar stafet mjekësore dhe drejtorin Maldini, që janë treguar kampionë në këtë situatë të pazakontë.

Stefano Pioli ka folur nëpërmjet skype në kanalin zyrtar televiziv të Milanit, ku temë qëndrore ishin ato që lidhen me koronavirusin: “Mjekët dhe infermierët janë heronjtë tanë, janë engjëjt mbrojtës,” – deklaroi ai.

Një përqafim të madh tekniku i kuqezinjve ka patur edhe për Paolo Maldinin, i cili duhej të ndeshej me Covid-19. “Ai dëshmoi se ishte një kampion i shkëlqyeshëm edhe në këtë situate. Paolo dhe djali i tij Daniel u përballën me një forcë të tillë”.

Trajneri Pioli ka folur edhe për mënyrën sesi po e përjeton këtë situatë: “Më mungon rutina e përditshme, të jem në dhomën e zhveshjes, të bisedoj me bashkëpunëtorët, të stërvitem. Megjithate, unë kam gjetur një mënyrë për t’i kaluar ditët, duke dëgjuar muzikë dhe duke shikuar seri televizive,” – ka deklaruar ndër të tjera trajneri i “djajve” të Milanos, Stefano Pioli..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!