Projektohet fondi “shpëto-futbollin”!…

Fondi “shpëto-futbollin” është një nga propozimet që Federata Italiane e Futbollit (FIGC) i dërgoi qeverisë italiane të premten, e cila tani po studion edhe politikat financiare për vendin në këtë stuhi koronavirusi.

Dje Gabriele Gravina, presidenti i FIGC, ka zyrtarizuar projektin, i cili do të lejojë që të hapet një parashutë për realitetet e sistemit të futbollit italian.

“Ne nuk mund t’i kërkojmë qeverisë para, sepse ne e dimë shumë mirë se ekzistojnë përparësi të tjera për momentin, – ka deklaruar ai për Radio Cusano TV.

– Ne kërkojmë megjithatë krijimin e fondit “shpëto-futbollin”, me burime nga FIGC që do të bëjë sakrifica të rëndësishme tani, si dhe burime që do të duhet të vijnë nga bastet”.

Në praktikë, përveç një ndërhyrje fillestare për të aktivizuar fondin e FIGC-t, ndersa shumica e parave duhet të vijnë nga 1%-shi i basteve sportive, te cilat shteti t’ia jape futbollit.

Bazuar në “të drejtat e autorit” për kompanitë: “Ekziston një rezolutë e Bashkimit Evropian, që thotë se të drejtat e autorit mbi bastet duhet të mbrohen, – shpjegoi Gravina. – Franca tashmë e aplikon financimin nga shteti me 1% nga bastet sportive, gjë që tani po e kërkon edhe NBA”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!